so:text
|
Sistemi Amerikan nuk është një demokraci. Është një republikë kushtetuese. Një demokraci, nëse i ngjsni termave domethënie, është një sistem sundimi të pakufizuar maxhoritar ; shembulli klasik është Athina e lashtë. Dhe simboli i saj është fati i Sokratit, i cili u dënua me vdekje ligjërisht, sepse shumica nuk e pëlqente çka ai thoshte, paçka se ai nuk kishte nisur gjë forcë apo të kishte çënuar të drejtat e ndonjërit. Shkurt, demokracia është një formë kolektivizmi, e cila mohon të drejtat individuale: shumica mund të bëjë çfarë do të ketë qejf pa kufizime. Në thelp, qeveria demokratike është e gjithë fuqishme. Demokracia është një manifestim totalitar; nuk është një formë lirie... Sistemi amerikan është një republike e kufizuar nga kushtetuta, e kufzuar në mbrojtjen e të drejtave individuale. Në një të tillë sistem, sundimi maxhoritar është i aplikueshëm vetëm në detaje të vogla, si zgjedhja e ndonjë personeli të caktuar. Por shumica nuk ka zë mbi principet bazike që qeverisnin qeverisjen. Nuk ka fuqi të kërkojë apo përftojë shkeljen e të drejtave individuale. (sq) |