so:text
|
E gjitha çka mund të bëjmë është të mbajmë në mend që çdo qënie e gjallë përpiqet të shumohet në progresion gjeometrik; që secilës, në ndonjë periudhë të jetës së saj, gjatë ndonjë stine të vitit, gjatë çdo breznie ose me interval, i duhet të luftojë për jetë dhe të pësojë shkatërrime të mëdha. Mendimi mbi këtë luftë mund të ngjallë trishtim, por ne mund të ngushëllohemi me besim të plotë se lufta e natyrës nuk është e pareshtur, se frika nuk ndihet, se vdekja përgjithësisht është e menjëhershme dhe se i fuqishmi, i shëndetshmi, dhe i lumturi mbijeton dhe shumohet. (sq) |