so:text
|
Ka shumë mënyra për të punuar në Rrethin e Ndikimit, si p.sh.,të jesh një dëgjues më i mirë, të jesh një partner më i dashur, të jesh një student më i mirë,të jesh një punëtor i përkushtuar dhe më bashkëveprues. Nganjëherë gjëja më proaktive që mund të bëjmë është të jemi të lumtur, të buzëqeshim çiltërsisht. Lumturia,ashtu si dhe mungesa e saj, është një zgjedhje proaktive. Ka gjëra, p.sh., si moti, që nuk mund të përfshihen kurrë te Rrethi ynë i Ndikimit. Por ashtu si njerëzit proaktiv, ne mund ta bëjmë për vete motin fizik ose social. Mund të jemi të lumtur dhe t’i pranojmë ato gjëra që aktualisht nuk mund t’i kontrollojmë, e ndërkohë t;i përqendrojmë përpjekjet tona në gjërat që mund t’i kontrollojmë. (sq) |