so:text
|
Cila është natyra e fajit që mësuesit tuaj quajnë Mëkati Origjinal ? Cilat janë të ligat që fitoi njeriu kur ra prej gjendjes që ata konsiderojnë perfeksion? Miti i tyre deklaron se ai hëngri frutin e pemës së njohurisë - ai fitoi një mendje dhe u bë një qenie racionale. Ishte njohuria e së mirës dhe së keqes - ai u bë një qenie morale. Ai u dënua që ta fitonte buken e vet me punën e vet - ai u bë një qenie prodhuese. Ai u dënua që të ndjente dëshirë - ai fitoi aftësinë e kënaqësisë sekseuale. Të kqijat për të cilat e mallkojnë atë janë arsyeja, moraliteti, krijueshmëria, gëzimi - të gjitha vlera kardinale për ekzistencën e tij. Miti i rënies së njeriut nuk është dizenjuar për të shpjeguar dhe dënuar veset e tij, nuk janë gasbimet e tij që merren si faj, por esenca e natyrës së tij si njeri. Çfarëdo të ishte - ai robot në Kopshtin e Edenit, që ekzistonte pa mendje, pa vlera, pa punë, pa dashuri - ai nuk ishte njeri. Rënia e njeriut, sipas mësuesve tuaj, ishte që ai fitoi virtytet e nevojshme për të jetuar. Këto virtyte, sipas standardit të tyre, janë Mëkati i tij. E keqja e tij, akuzojnë ata, është se ai është njeri. Faji i tij, akuzojnë ata, është se ai jeton. Ata e quajnë atë moralitet të mëshirës dhe doktrinë të dashurisë për njeriun. Jo, thonë ata, ata nuk predikojnë se njeriu është i keq, e keqja është vetëm ai objekti i huaj: trupi i tij. Jo , thonë ata, ata nuk dëshirojnë ta vrasin atë, ata dëshirojnë vetëm ta bëjnë atë të humbasi trupin e tij. Ata përpiqen ta ndihmojnë atë, thonë ata, kundër dhimbjes së tij - dhe tregojnë mbështetësen e torturës ku e kanë lidhur, mbështetësen me dy rrota që e shtyjnë atë në drejtime të kundërta, mbështetësen e doktrinës që ndan shpiritn dhe trupin e tij. (sq) |