Mention913153

Download triples
rdf:type qkg:Mention
so:text Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent , shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. (sq)
so:isPartOf https://sq.wikiquote.org/wiki/Faik_Konica
so:description Thënie (sq)
so:description Revista Albania (sq)
so:description 1897 (sq)
Property Object

Triples where Mention913153 is the object (without rdf:type)

qkg:Quotation865115 qkg:hasMention
Subject Property